Foto: Mbi 12 mijë aksidente në shtatë muaj, 58 të vdekur në trafik

Mbi 12 mijë aksidente në shtatë muaj, 58 të vdekur në trafik

Në shtatë muajt e parë të këtij viti, nga janari deri në korrik, në Kosovë janë regjistruar 12 mijë e 446 aksidente trafiku. Në këto aksidente kanë humbur jetën 58 persona.

Të dhënat e Policisë së Kosovës tregojnë se numri i aksidenteve është në rritje, ndërsa shpejtësia është identifikuar si “fajtori kryesor” në këtë situatë.

Shifrat e publikuara paraqesin përmasat e pasojave në trafik gjatë një periudhe shtatëmujore, me dhjetëra viktima dhe mijëra aksidente të regjistruara në rrugët e Kosovës.