Foto: Vdekja e Mlladiqit po hetohet, ende pa afat për dorëzimin e trupit

Vdekja e Mlladiqit po hetohet, ende pa afat për dorëzimin e trupit

Vdekja e Ratko Mlladiqit po hetohet në Hagë, ndërsa ende nuk është përcaktuar se kur trupi i tij do t’i dorëzohet Serbisë. Mekanizmi Ndërkombëtar Rezidual për Gjykatat Penale ka bërë të ditur se nuk mund të japë as hollësi për rrethanat e vdekjes.

Sipas Mekanizmit, hetimi po zhvillohet nën drejtimin e gjyqtarit Ian Bonomy, me urdhër të presidentit të institucionit. Bonomy është ngarkuar të shqyrtojë rrethanat në të cilat Mlladiqi vdiq derisa ndodhej nën mbikëqyrjen e Njësisë së Paraburgimit të Kombeve të Bashkuara në Hagë.

Gjyqtari është udhëzuar që rezultatet e hetimit t’i raportojë “sa më shpejt që të jetë e mundur”. Megjithatë, nuk është caktuar afat për përfundimin e procesit. Për këtë arsye, Mekanizmi nuk ka bërë të ditur se kur mund të përfundojnë procedurat për dorëzimin e trupit në Serbi.