Moti i së dielës në Kosovë: diell dhe temperatura të larta
E diela në Kosovë pritet të jetë kryesisht me diell dhe e ngrohtë, sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës. Temperaturat e larta pritet të vazhdojnë edhe gjatë dhjetëditëshit të parë të shtatorit.
Gjatë ditës mund të shfaqen edhe vranësira të pakta deri mesatare. Ato priten kryesisht përreth relievit malor.
Parashikimi i motit sjell kështu kushte përgjithësisht të qëndrueshme për ditën e diel, me mbizotërim të intervaleve me diell në pjesën më të madhe të vendit.