Dyshohet për manipulim të testeve të patentë-shoferit në Mitrovicë
Një skemë e dyshuar për manipulimin e testeve me shkrim për patentë-shofer është goditur nga Policia e Kosovës në Mitrovicë, pas disa muajsh hetime nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.
Dyshohet se kandidatët e kalonin testin e patentë-shoferit duke përdorur kamera dhe dëgjuese. Në mesin e personave të përfshirë në hetime është edhe pronari i autoshkollës “Vicianumi”.
Sipas dyshimeve të rastit, çështja lidhet me vepra penale për pranimin dhe dhënien e ryshfetit në sektorin privat. Hetimet kanë përfshirë Habib Kalludrën, Florent Zenelin, Arizona Rushitin, Erion Gecin dhe Afrim Gecin.
Rasti është trajtuar nga njësitet që hetojnë krimet ekonomike dhe korrupsionin, ndërsa dyshimet lidhen me mënyrën e kalimit të testeve teorike për patentë-shofer.