Foto: Protesta “Jo në emrin tim” mbahen në Frankfurt dhe Hanover

Protesta “Jo në emrin tim” mbahen në Frankfurt dhe Hanover

Protesta me moton “Jo në emrin tim” janë mbajtur në Frankfurt dhe Hanover, në kundërshtim me dënimin e ish-krerëve të UÇK-së. Zhvillimin e ka bërë të ditur platforma “Liria ka Emër”.

Sipas njoftimit të platformës, në të dyja qytetet janë mbajtur tubime ku qytetarë kanë marrë pjesë me pankarta dhe mesazhe të ndryshme. Pamjet nga protestat janë publikuar bashkë me njoftimin.

“Frankfurti në këmbë, jo në emrin tim” dhe “Hanoveri bashkohet po ashtu, jo në emrin tim” janë mesazhet e publikuara nga platforma për aktivitetet në Gjermani.