Apetit kishte kontratë publike prej afro 4 milionë eurosh
Kompania kosovare “Apetit SH.P.K.” kishte fituar një kontratë publike prej 3 milionë e 944 mijë e 600 eurosh për furnizimin e dhjetëra institucioneve në Kosovë me mish gjedhi dhe produkte të tij.
Zhvillimi merr rëndësi pasi kjo kompani është lidhur me rastin e 103 tonëve mish me afat të skaduar. Sipas të dhënave të bëra publike, autoritetet e Malit të Zi e kishin identifikuar kompaninë si destinacion të një kontejneri me 24.650 kilogramë mish viçi të skaduar.
Kontrata ishte dhënë nga Agjencia Qendrore e Prokurimit, ndërsa furnizimi parashikonte dërgimin e produkteve të mishit në institucione publike. Vlera e marrëveshjes arrinte në afro 4 milionë euro.