Foto: Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, ndërsa Elvis Shkambit i është komunikuar akuza për “vrasje të funksionarëve publikë për shkak të detyrës”.

Komunikimi i akuzës është bërë sot, në kuadër të hetimeve për vrasjen e gjyqtarit. Shkambi ndodhet në masën e sigurisë “arrest në burg”.

Me mbylljen e hetimeve, çështja kalon në një fazë të re procedurale, ndërsa akuza e komunikuar lidhet drejtpërdrejt me vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja.