Bllokada në Kuvend mund të rrezikojë prodhimin e energjisë pas 4 tetorit
Bllokada në Kuvend mund të rrezikojë prodhimin e energjisë në Kosovë, pasi më 4 tetor skadojnë licencat e dy termocentraleve që prodhojnë pjesën dërrmuese të energjisë elektrike në vend.
Afati lidhet me licencat e termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B”. Nëse deri atëherë nuk funksionalizohet Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji, nuk do të ketë kush të marrë vendim për vazhdimin e licencave të tyre.
Kështu, zgjidhja e bllokadës në Kuvend bëhet e rëndësishme për procedurën që mundëson vazhdimin e licencave të dy kapaciteteve kryesore të prodhimit të energjisë. Afati i përcaktuar është 4 tetori.