Moti sot nis me diell, por pasditja mund të sjellë breshër
Moti sot pritet të jetë kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë pasdites vranësirat mund të zhvillohen dhe të sjellin rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh. Parashikimi përfshin edhe mundësinë e breshërit.
Reshjet pritet të përqendrohen fillimisht në zonën e perëndimit, ndërsa më pas mund të vazhdojnë në drejtim të lindjes, duke u dobësuar ndjeshëm. Në zonat ku zhvillohen vranësira konvektive, era mund të fuqizohet përkohësisht.
Era do të fryjë kryesisht nga veriu, me shpejtësi prej 15 deri në 40 kilometra në orë, ndërsa në zonat me zhvillime konvektive mund të arrijë deri në 50 kilometra në orë. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 18 deri në 21 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 29 deri në 34 gradë Celsius.