Foto: Aksident fatal në Cërrc të Istogut, një person humb jetën

Aksident fatal në Cërrc të Istogut, një person humb jetën

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi pak pas mesnatës në fshatin Cërrc të Istogut. Në aksident u përfshinë dy automjete, ndërsa rasti u raportua rreth orës 00:02, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Tre personat e përfshirë në aksident u dërguan për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës. Sipas ekipit mjekësor, njëri prej të lënduarve arriti në spital pa shenja jete.

Pas trajtimit fillestar, njëri prej të lënduarve u transferua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, për shkak të natyrës së lëndimeve.

Rasti po hetohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë.