Foto: Dogana zbulon në aeroport barna për dobësim me përshkrim të rremë

Dogana zbulon në aeroport barna për dobësim me përshkrim të rremë

Dogana e Kosovës ka zbuluar në Zyrën e Doganimit të Brendshëm në Aeroport një rast të deklarimit të pasaktë të mallrave. Në një pako u gjetën produkte medicinale të destinuara për dobësim, ndonëse në dokumentacion ishin deklaruar me një përshkrim tjetër.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit, zyrtarët doganorë dyshuan për përshkrimin e mallit, i cili ishte shënuar si “Polycarboxylate Superplasticizer”. Kontrolli fizik i pakos tregoi se ajo përmbante barna për dobësim dhe jo produktin e deklaruar në dokumente.

Sipas Doganës, produktet nuk ishin të aprovuara për qarkullim në treg, ndërsa importimi i tyre kërkon leje nga Agjencia e Kosovës për Produkte Medicinale. Vlera e mallit ishte 1,775.90 euro, pa përfshirë detyrimet dhe taksat. Për rastin janë ndërmarrë veprimet procedurale.