Përparim Rama skeptik për marrëveshjen LVV-LDK dhe zgjedhjen e presidentit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është shprehur skeptik se marrëveshja e arritur mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së do t’i hapë rrugë zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës.
Një ditë pasi LVV-ja dhe LDK-ja u dakorduan që profesori universitar dhe ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Bekim Sejdiu, të jetë kandidati i përbashkët për president, Rama tha se mbetet skeptik nëse procesi do të përfundojë me zgjedhjen e kreut të shtetit.
Rama ka thënë se shpreson që institucionet të formohen dhe vendi të ecë përpara, por është shprehur jooptimist për arritjen e një marrëveshjeje që do ta mundësonte zgjedhjen e presidentit. Ai ka ngritur dyshimin se marrëveshja mund të jetë pjesë e një loje politike të Albin Kurtit.