Vdes 27-vjeçari pas lëndimeve në kantierin e stacionit policor në Zubin Potok
Një 27-vjeçar ka humbur jetën të martën në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, pasi pësoi lëndime të rënda në një kantier ndërtimi në Zubin Potok.
Sipas shefit të Operacioneve të Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Erduan Baliçi, aksidenti ndodhi rreth orës 10:00, në vendin ku po ndërtohet stacioni i policisë në Zubin Potok.
Viktima ishte duke punuar në kantierin e ndërtimit kur ndodhi aksidenti. Pas lëndimeve të rënda, ai u dërgua në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, ku më vonë humbi jetën.
Policia e ka konfirmuar rastin, ndërsa rrethanat e plota të aksidentit nuk janë bërë të ditura në informacionet e deritanishme.