Foto: Osmani: Shpresoj shumë që LDK-ja t’i ketë 18 votat për Sejdiun

Osmani: Shpresoj shumë që LDK-ja t’i ketë 18 votat për Sejdiun

Ish-presidentja Vjosa Osmani tha se shpreson që Lidhja Demokratike e Kosovës t’i ketë të 18 votat e deputetëve të saj për zgjedhjen e Bekim Sejdiut president.

Osmani i bëri këto deklarata para nisjes së mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, kur u pyet nëse kandidatura e Sejdiut do ta ketë mbështetjen e plotë të deputetëve të kësaj partie.

“Shpresoj shumë”, tha Osmani, duke shtuar se dëshiron të jetë optimiste, pasi, sipas saj, nuk ka asnjë arsye që kandidatura të refuzohet. Përkundrazi, ajo tha se ka shumë arsye që ajo të përkrahet.

Sipas Osmanit, zgjedhja e Sejdiut për president është një vendim në interes shtetëror. Ajo theksoi se kandidatura e tij, e propozuar nga LDK-ja, “i bën nder Kosovës”.