Trupi i Ratko Mlladiqit pritet të mbërrijë në Serbi këtë pasdite
Trupi i pajetë i kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq, pritet të mbërrijë në Serbi gjatë orëve të pasdites, në një zhvillim që ka nxitur përfshirjen e drejtpërdrejtë të autoriteteve serbe në përgatitjet për varrimin.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se autoritetet presin që djali i Mlladiqit, Darko, t’i njoftojë në ditët në vijim për kërkesat dhe vendimet e familjes lidhur me ceremoninë.
Vuçiqi ka thënë se shteti serb është i gatshëm të ofrojë mbështetje logjistike dhe transportuese, si dhe të ndërmarrë masa për ruajtjen e rendit publik, paqes dhe sigurisë.