Foto: Tiketë trafiku eskalon në përleshje në Kaçanik, tre policë marrin trajtim

Tiketë trafiku eskalon në përleshje në Kaçanik, tre policë marrin trajtim

Një kundërvajtje në trafik ka eskaluar në incident serioz mbrëmjen e së mërkurës në Kaçanik, ku katër zyrtarë policorë u përfshinë në përballje me dy persona. Tre prej policëve kanë përfunduar duke marrë trajtim mjekësor.

Gjatë incidentit, njëri prej të dyshuarve dyshohet se e ka goditur me grusht një polic, ndërsa personi tjetër dyshohet se i ka kërcënuar zyrtarët me fjalët: “Do t’ju vras”.

Pas përfundimit të procedurave policore, të dyshuarit Sylejman Raka, 40-vjeçar, dhe Valton Gula, 30-vjeçar, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti nisi pas ndalimit të një veture për kundërvajtje në trafik dhe më pas situata eskaloi në përballje mes zyrtarëve policorë dhe dy personave.