Foto: Arrestohet 57-vjeçari i dyshuar për kërcënimet ndaj Albin Kurtit

Arrestohet 57-vjeçari i dyshuar për kërcënimet ndaj Albin Kurtit

Një 57-vjeçar është arrestuar në Prishtinë për një rast kanosjeje ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Rasti ka aktivizuar Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Prokurorinë Speciale, ndërsa i arrestuari dyshohet se ka kërcënuar edhe hetuesit.

I arrestuari është identifikuar si Gazmend Halimi. Ai dyshohet se përmes rrjetit social Facebook ka publikuar mesazhe me përmbajtje kërcënuese ndaj kryeministrit Kurti.

Mesazhet përmbanin kërcënime të rënda, përfshirë shprehjen “Plumbin në ball”. Arrestimi i Halimit në Prishtinë shënon zhvillimin e fundit të këtij rasti, i cili po trajtohet nga njësitë për hetimin e krimeve të rënda dhe Prokuroria Speciale.