Përplasja me armë në Radhimë, pesë të arrestuar dhe gjashtë në kërkim
Pesë persona janë arrestuar dhe gjashtë të tjerë janë shpallur në kërkim pas një incidenti me armë zjarri, që ndodhi mesditën e së enjtes në një hotel në zonën e Radhimës.
Detajet e përplasjes janë bërë publike nga Drejtori i Policisë së Vlorës gjatë një deklarate për mediat. Sipas Policisë, në qendër të ngjarjes është edhe pronari i hotelit, i cili është kërcënuar me armë.
Policia bëri të ditur se pronarit i është vendosur një ultimatum prej 5 milionë eurosh. Bilanci i deritanishëm i veprimeve të autoriteteve është pesë arrestime, ndërsa gjashtë persona të tjerë vijojnë të jenë në kërkim në lidhje me incidentin.