Foto: Varroset influenceri Laurent Krasniqi, motra e tij me mesazh prekës

Varroset influenceri Laurent Krasniqi, motra e tij me mesazh prekës

Influenceri i njohur Laurent Krasniqi është varrosur pasditen e ceremonisë mortore, një ditë pasi humbi jetën tragjikisht në një aksident me motor.

Vdekja e tij ka tronditur familjarët, miqtë dhe ndjekësit e shumtë në rrjetet sociale, të cilët kanë shprehur ngushëllime për humbjen e tij.

Pas ceremonisë së varrimit, motra e Laurentit e ka kujtuar atë përmes një fotografie dhe një shkrimi në Instagram. “Oj dashnia e motrës që ma thajte shpirtin, s’di qysh kom me vazhdu me jetu pa ty, vllau jem”, ka shkruar ajo.