Foto: Kosova pranon flamurin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kosova pranon flamurin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kosova ka pranuar zyrtarisht flamurin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, duke marrë simbolikisht organizimin e edicionit të ardhshëm gjatë ceremonisë mbyllëse të “Taranto 2026” në Itali.

Delegacioni kosovar, i udhëhequr nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, mori flamurin që simbolizon kalimin e organizimit të kësaj ngjarjeje sportive te kryeqyteti i Kosovës.

Gjatë ceremonisë, flamuri gjigant i Kosovës u ngrit përkrah flamurit të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare dhe atij të Italisë, vendit nikoqir të edicionit të vitit 2026. Pas ngritjes së flamurit u intonua edhe himni i Kosovës, ndërsa momenti u shoqërua me duartrokitje.

Pas ceremonisë, Përparim Rama reagoi përmes një postimi në Facebook, duke shprehur emocionet për këtë moment. “Çfarë emocioni, çfarë krenarie! Urime Prishtinë”, shkroi ai.