Foto: Pas javësh në paraburgim në Serbi lirohet Dukagjin Maxhuni

Pas javësh në paraburgim në Serbi lirohet Dukagjin Maxhuni

Dukagjin Maxhuni është liruar pas javësh në paraburgim në Serbi, ndërsa avokati i tij, Arianit Koci, ka konfirmuar se ai tashmë është i lirë dhe po kthehet te familja.

Maxhuni ishte arrestuar nga autoritetet serbe më 12 gusht, në pikën kufitare në Batrovc, teksa po kalonte nga Serbia drejt Kroacisë.

Koci e ka bërë të ditur lirimin përmes një postimi, duke njoftuar se Maxhuni është nisur për t’u kthyer te familja e tij.