Foto: Hajnat hynë me forcë në shtëpinë e 62-vjeçarit në Zubin Potok, por nuk morën asgjë

Hajnat hynë me forcë në shtëpinë e 62-vjeçarit në Zubin Potok, por nuk morën asgjë

Një rast i pazakontë është denoncuar në Zubin Potok, ku hajnat kanë hyrë me forcë në shtëpinë e një 62-vjeçari dhe kanë bërë rrëmujë, por nuk kanë marrë asgjë.

Sipas denoncimit të qytetarit, persona ende të panjohur kanë hyrë me forcë në pronën e tij dhe e kanë demoluar shtëpinë. Rasti ka vënë në lëvizje Policinë në Zubin Potok.

Rasti është denoncuar nga M., 62-vjeçari që ka raportuar për dëmtimin e pronës. Pavarësisht hyrjes me forcë dhe rrëmujës së shkaktuar në shtëpi, ai ka deklaruar se nuk i është vjedhur asgjë.