Foto: Mercedes GLC 2026 në kërkim ndërkombëtar gjendet në Mitrovicë

Mercedes GLC 2026 në kërkim ndërkombëtar gjendet në Mitrovicë

Një Mercedes GLC 220D, i vitit 2026, i cili ishte futur në kërkim ndërkombëtar pas një rasti të dyshuar mashtrimi në Poloni, është lokalizuar nga Policia e Kosovës në një parking nëntokësor në Mitrovicë.

Informacioni për veturën kishte mbërritur te autoritetet kosovare më 1 shtator, përmes Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, ILECU. Pas pranimit të të dhënave, Policia e Kosovës e lokalizoi automjetin në qytet.

Zhvillimi i radhës është se kompania polake ka dërguar një përfaqësues për ta marrë veturën. Mercedes-i, i identifikuar si modeli GLC 220D, ishte bërë pjesë e kërkimit ndërkombëtar në lidhje me rastin e dyshuar të mashtrimit.