Gucati paralajmëron protesta të mëdha nëse dënohen krerët e UÇK-së
Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka paralajmëruar protesta të mëdha nëse ish-krerët e UÇK-së shpallen fajtorë nga Gjykata Speciale në Hagë.
Gucati tha se pret që ish-krerët e UÇK-së të kthehen të pafajshëm në Kosovë. Megjithatë, ai paralajmëroi reagim të fuqishëm qytetar në rast të një vendimi dënues.
Sipas deklaratës së tij, një vendim i tillë do të mund të pasohej nga protesta dhe revoltë qytetare. Gucati tha se, në këtë rast, nuk do të qëndronin duarkryq.