Foto: Përfundon gjykimi ndaj Vullnet Gashit për aksidentin fatal në Prishtinë

Përfundon gjykimi ndaj Vullnet Gashit për aksidentin fatal në Prishtinë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca përfundimtare ndaj Vullnet Gashit, i akuzuar për rrezikim të trafikut publik me pasojë vdekjen e këmbësorit Ferhat Bejtullahu. Gashi akuzohet se voziti pa patentë dhe shkaktoi aksidentin fatal.

Gjatë seancës së sotme, palët në procedurë kanë paraqitur fjalët e tyre përfundimtare. Me këtë veprim është përmbyllur shqyrtimi gjyqësor në këtë çështje penale.

Rasti po shqyrtohet në Departamentin e Përgjithshëm, Divizionin Penal të kësaj gjykate, me gjyqtarin Driton Berisha. Pas përfundimit të seancës, Vullnet Gashi pret vendimin për akuzat që lidhen me aksidentin fatal dhe vdekjen e këmbësorit.