Festim Ramadani dyshohet se sulmoi dy zyrtarë në burgun e Gërdocit
Një nga të paraburgosurit në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc të Podujevës dyshohet se të premten sulmoi dhe kërcënoi me vdekje dy zyrtarë korrektues.
Bëhet fjalë për Festim Ramadanin, 39 vjeç, i cili ndodhet në paraburgim nën dyshimin për veprën penale “vrasje e rëndë”. Tashmë, ai dyshohet se është përfshirë edhe në një incident të rëndë brenda institucionit korrektues.
Ramadani është ish-polic dhe dyshohet se në Bibaj vrau burrin e tezes së tij. Për këtë rast, ai ndodhet në paraburgim, ndërsa dyshimi i ri lidhet me sulmin dhe kërcënimet ndaj dy zyrtarëve në burg.