Michael Roth: E paimagjinueshme që një kriminel lufte të marrë nderime shtetërore në Beograd
Ish-ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, ka reaguar ashpër pas ceremonisë së zhvilluar në Beograd për përcjelljen e trupit të Ratko Mlladiqit, ish-komandantit të Ushtrisë së Republika Srpskas.
Roth e ka cilësuar të paimagjinueshme që një kriminel lufte të marrë nderime shtetërore. Reagimi i tij lidhet me ceremoninë e mbajtur pas vdekjes së Mlladiqit, i cili ishte dënuar në Hagë për gjenocid dhe krime lufte.
Mlladiqi vdiq më 27 gusht, derisa po vuante dënimin me burgim. Ceremonia në Beograd për përcjelljen e trupit të tij nxiti reagimin e ashpër të ish-ministrit gjerman.