Foto: Jozefin Marku gjendet nga policia pas kontrolleve, ja çfarë tha

Jozefin Marku gjendet nga policia pas kontrolleve, ja çfarë tha

Këngëtari Jozefin Marku është shoqëruar në polici pas publikimit të një videoje ku ai dhe persona të tjerë shfaqeshin duke dhunuar Edi Kuçin.

Sipas detajeve të dhëna nga policia, fillimisht është kontrolluar banesa e Markut në Fushë-Kuqe, por ai nuk është gjetur aty. Më pas, janë kontrolluar edhe 10 banesa të miqve të tij.

Marku është gjetur në banesën e shokut të tij, Kristian Nikollit, në Fushë-Krujë. Në momentin kur është konstatuar nga policia dhe është shoqëruar, ai ka mohuar se po i fshihej policisë, duke thënë: “Jam për qejf këtu, nuk po i fshihem policisë. Do të vija vetë në polici nëse e dija që po më kërkonit”.