Foto: Arrestohet 39-vjeçari shqiptar në Itali, 41 kg drogë fshiheshin në kompresor

Arrestohet 39-vjeçari shqiptar në Itali, 41 kg drogë fshiheshin në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi policia zbuloi 41 kilogramë hashash dhe marihuanë në furgonin që ai drejtonte. Shtetasi shqiptar dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia gjeti në pjesën e bagazhit një kompresor të madh, i cili ishte importuar nga jashtë Italisë. Kontrolli i hollësishëm i pajisjes nxori në pah lëndën narkotike të fshehur brenda saj.

Droga u sekuestrua nga autoritetet italiane, ndërsa 39-vjeçari u arrestua në kuadër të hetimeve për rastin. Sipas të dhënave të bëra publike, ai po hetohet nën dyshimin për trafikim të lëndëve narkotike.