Foto: Kandiq kundër nderimeve për Mlladiqin: Degradim moral dhe politik i Serbisë

Kandiq kundër nderimeve për Mlladiqin: Degradim moral dhe politik i Serbisë

Vendimi për nderime shtetërore ndaj Ratko Mlladiqit, i dënuar për gjenocid dhe krime të rënda lufte, është kritikuar ashpër nga Natasha Kandiq, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare.

Kandiq e ka cilësuar këtë vendim të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si një tregues të degradimit moral dhe politik të vendit. Sipas saj, pushteti serb ka dëmtuar institucionet dhe ka goditur shpresën për një të ardhme më të mirë.

Gjatë një interviste për emisionin “Info Magazine”, Kandiq tha se mbulimi i arkivolit të Mlladiqit me flamurin e Serbisë, pas sjelljes së trupit të tij në Beograd, përbën pjesë të këtij degradimi.

Ajo kritikoi gjithashtu faktin që nderimet shtetërore iu dhanë një personi të dënuar për gjenocid, duke e lidhur këtë veprim me vazhdimësinë e politikës së mëparshme radikale të presidentit serb.