Mesazhe solidarizimi për ish-krerët e UÇK-së para Drita-Drenica
Ndeshja ndërmjet Dritës dhe Drenicës në Superligën e Kosovës nisi me mesazhe solidarizimi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.
Para fillimit të takimit, futbollistët dolën në fushë duke mbajtur pankarta me mesazhet: “Lufta për liri ishte e drejtë dhe e pastër” dhe “Kosova ju pret!”.
Mesazhet u shfaqën në momentet para nisjes së përballjes mes dy skuadrave, duke e vendosur ndeshjen në qendër të vëmendjes edhe përtej aspektit sportiv.