Foto: Ujësjellësi “Mitrovica” hap kuiz për ujin, qytetarët reagojnë

Ujësjellësi “Mitrovica” hap kuiz për ujin, qytetarët reagojnë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka organizuar një kuiz në rrjetet sociale, por publikimi ka nxitur reagime nga qytetarët për problemet me furnizimin me ujë.

Në kuiz, kompania i pyeti ndjekësit se sa për qind e trupit të njeriut përbëhet nga uji dhe ofroi katër alternativa për përgjigje.

Disa qytetarë e shfrytëzuan hapësirën e komenteve për të shprehur pakënaqësitë e tyre. Në reagimet e tyre, ata kërkuan që kompania t’i japë përparësi furnizimit me ujë, në vend të kuizit.