Foto: Tragjedi në Kepin e Gjelbër: 25 viktima pasi autobusi ra nga 30 metra

Tragjedi në Kepin e Gjelbër: 25 viktima pasi autobusi ra nga 30 metra

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në ishullin Fogo të Kepit të Gjelbër, ku 25 persona humbën jetën pasi autobusi me të cilin po udhëtonin ra rreth 30 metra në një greminë.

Autobusi, me 32 persona në bord, kryesisht fëmijë dhe të rinj, doli nga rruga në një kthesë dhe u rrëzua poshtë shkëmbinjve.

Udhëtimi drejt plazhit përfundoi në aksidentin fatal, ndërsa bilanci i viktimave është 25 persona, përfshirë edhe drejtuesin e autobusit.