Prokuroritë themelore të Kosovës ngritën 24 aktakuza ndaj 47 personave
Sipas njoftimit paraprak të Prokurorit të Shtetit, më 06.08.2026 Prokuroritë themelore të Kosovës ngritën 24 aktakuza ndaj 47 personave; me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 24 persona për 48 orë, dhe janë paraqitur 2 kërkesa për caktim të paraburgimit për 5 persona.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar 7 persona dhe ka ngritur 11 aktakuza kundër 11 personave. Në Prizren janë ndaluar 3 persona dhe është parashtruar një kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj një personi. Në Pejë janë ndaluar 5 persona; aty janë ngritur 5 aktakuza ndaj 5 personave dhe është parashtruar një kërkesë për caktim të paraburgimit për 4 persona. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy trupa të pajetë janë dërguar për obduksion në IML.
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ndaluar 3 persona, ndërsa ajo në Mitrovicë ka ndaluar 1 person dhe ka ngritur 1 aktakuzë kundër 1 personi. Prokuroria Speciale gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur vetëm një aktakuzë, sipas të njëjtit njoftim.