Rashiq mohon akuzat e Gashit dhe flet për afrim me Listën Srpska
Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka mohuar akuzat e deputetit të LDK-së, Arben Gashi, se gjatë takimeve me zyrtarë dhe përfaqësues ndërkombëtarë i ka quajtur shqiptarët “terroristë”.
Në një intervistë, Rashiq i ka cilësuar deklaratat e Gashit si “banale, të pakulturuara dhe pa kurrfarë baze”, duke thënë se ato janë “absolutisht të pavërteta”.
Rashiq ka deklaruar gjithashtu se Gashi ose grupacioni i tij “ndoshta” po synojnë një afrim me Listën Srpska. Ai e ka përshkruar këtë si supozim të tij dhe ka thënë se për 20 vjet ka punuar për promovimin e institucioneve të Kosovës.