Foto ilustruese: Aksident në Korenicë të Gjakovës: nëntë të lënduar

Aksident në Korenicë të Gjakovës: nëntë të lënduar

Policia njofton se rreth orës 13:30 në fshatin Korenicë të Gjakovës ka ndodhur një aksident trafiku ku u përfshinë dy automjete dhe nëntë persona u lënduan.

Ekipet e Policisë, Urgjencës dhe Zjarrfikësit reaguan në vendngjarje, dhe të gjithë të lënduarit u dërguan në spital për trajtim mjekësor.

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor po trajton rastin për zbardhjen e plotë të rrethanave, ka thënë policia. Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi; shkaqet e aksidentit mbeten për t’u sqaruar.