Foto: 13-vjeçarja kthehet pas dy ditësh në Prishtinë, Prokuroria nis hetime për dhunim

13-vjeçarja kthehet pas dy ditësh në Prishtinë, Prokuroria nis hetime për dhunim

Një 13-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Prishtinë, është kthyer pas dy ditësh, ndërsa rasti tashmë po hetohet nga Prokuroria nën dyshimet për veprën penale “Dhunimi”.

Rasti nisi më 6 shtator, kur në Stacionin Policor Qendra në Prishtinë u raportua zhdukja e të miturës me inicialet O.M.

Pas kthimit të saj, rasti nuk është trajtuar vetëm si raportim për zhdukje, por ka marrë drejtim hetimor nga organet e drejtësisë për dyshimet lidhur me veprën penale “Dhunimi”.