KPK-ja shfuqizon memorandumet dhe ndryshon qasjen e mediave
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka marrë sot një vendim që ndryshon mënyrën e bashkëpunimit të sistemit prokurorial me mediat dhe organizatat e shoqërisë civile. Me këtë vendim shfuqizohen memorandumet ekzistuese, të cilat krijonin qasje të privilegjuar për disa media dhe organizata.
Pas shfuqizimit të marrëveshjeve, KPK-ja ka paralajmëruar vendosjen e rregullave të njëjta për të gjithë. Vendimi i jep fund modelit të bashkëpunimit të bazuar në memorandume të veçanta dhe synon të ndryshojë mënyrën e qasjes në raport me sistemin prokurorial.
Vendimi u mor në mbledhjen e 302-të të KPK-së, me gjashtë vota për dhe vetëm një kundër. Propozimi ishte paraqitur nga Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi.