Foto: Murali i krerëve të UÇK-së zbulohet në Prishtinë

Murali i krerëve të UÇK-së zbulohet në Prishtinë

Në Prishtinë është përfunduar sot një mural kushtuar kujtesës së luftës, sakrificës dhe lirisë, duke sjellë në hapësirën publike një vepër të re me temë nga historia e Kosovës.

Murali është realizuar me mbështetjen e Drejtorisë së Kulturës të Kryeqytetit dhe paraqet krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vepra ndërton një rrëfim vizual mbi luftën, mungesën, burgimin dhe lirinë.

Me rastin e përfundimit të muralit, hapësirën e vizituan nënkryetarja e Prishtinës, Besianë Musmurati, drejtori i Kulturës, Isah Mustafa, dhe artistja OrangeGirl, e cila e ka realizuar veprën.

Murali tashmë është bërë pjesë e peizazhit urban dhe e kujtesës publike të kryeqytetit.