Foto: Kreu i OVL-UÇK-së fton në marshin e 12 shtatorit në Prishtinë

Kreu i OVL-UÇK-së fton në marshin e 12 shtatorit në Prishtinë

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në marshin që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Marshi është caktuar të mbahet në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa organizimi po zhvillohet në prag të 16 shtatorit, datës kur pritet të shpallet aktgjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Liria s’është e plotë pa çlirimtarët”, ka shkruar Gucati në thirrjen e tij, duke u bërë thirrje qytetarëve të bashkohen më 12 shtator në Prishtinë. Sipas tij, marshimi organizohet në përkrahje të krerëve të UÇK-së dhe do të nisë në orën 14:00.