Konfiskohet armë zjarri në Rekë të Kaçanikut, shoqërohet i dyshuari
Një armë zjarri është konfiskuar në fshatin Rekë të Kaçanikut, ndërsa personi i dyshuar është shoqëruar në polici për intervistim. Rasti u zbulua pasi stacioni policor në Kaçanik pranoi informacion për një person që dyshohej se posedonte armë.
Pas verifikimit të informacionit, njësitet policore, përfshirë Njësitin e Hetimeve në Kaçanik, shkuan në lokacion dhe kontaktuan të dyshuarin M.M., 42 vjeç.
Sipas njoftimit, gjatë kontaktit i dyshuari pranoi se posedonte një armë zjarri. Policia konfiskoi një pistoletë, së bashku me një fishek në karikator, ndërsa rasti është iniciuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.