45 minuta vonesë për aktgjykimin ndaj Pal Lekajt
Kanë kaluar 45 minuta nga koha e caktuar për shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, dhe tre të akuzuarve të tjerë në rastin e njohur si “53-milionëshi”. Trupi gjykues ende nuk është paraqitur në sallë.
Pal Lekaj dhe tre të akuzuarit e tjerë po presin shpalljen e vendimit në këtë rast, i cili ka tërhequr vëmendje për shkak të përfshirjes së ish-ministrit të Infrastrukturës.
Shpallja e aktgjykimit ishte caktuar për sot në orën 09:15, në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Deri në momentin e raportimit, trupi gjykues ende nuk kishte dalë në sallë.