Ashley St. Clair pretendon se Musk i ofroi 40 milionë dollarë
Elon Musk është rikthyer në qendër të vëmendjes pas pretendimit të ish-partneres së tij, Ashley St. Clair, se asaj iu ofruan 40 milionë dollarë për të heshtur në një dokumentar për sipërmarrësin.
St. Clair e ka refuzuar marrëveshjen dhe pretendon se oferta lidhej me nënshkrimin e një marrëveshjeje konfidencialiteti. Sipas saj, kjo marrëveshje do ta pengonte të fliste në dokumentarin e ri.
Dokumentari “Musk”, i realizuar nga regjisori Alex Gibney, është shfaqur në Festivalin e Filmit në Venecia. Në filmin gati katërorësh, ish-partnerja e Musk bën deklarata të reja për të dhe për marrëdhënien e tyre.