Motoçiklisti lëndohet pas përplasjes me veturë në Gjilan
Sipas njoftimit paraprak, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, konfirmoi se një motoçiklist u lëndua pas një përplasjeje me një veturë në rrugën “Haki Myderizi” në Gjilan. Në njoftim thuhet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:40.
Si pasojë e përplasjes, motoçiklisti pësoi lëndime të lehta trupore. Ai u dërgua në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, ku i është ofruar trajtim i parë mjekësor.
Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjilan po ndërmerr veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Hetuesit policorë të trafikut janë në vendngjarje duke dokumentuar dhe mbledhur provat; shkaqet mbeten ende të paqarta.