Jozi kërkon falje pas goditjes me shpullë ndaj Edin
Jozefin Marku, i njohur si Jozi, ka kërkuar falje për goditjen me shpullë ndaj Eduard Kuçit, ish-banor i Big Brother VIP Kosova. Detaje të reja janë bërë publike nga seanca me dyer të mbyllura për rastin.
Në dëshminë e tij, Marku është shprehur se veprimi ka ndodhur në gjaknxehtësi. Ai ka thënë se Kuçi i kishte sharë familjen dhe se për këtë arsye e kishte goditur vetëm një herë.
“Kërkoj ndjesë për veprimin. E kam kryer në gjaknxehtësi e sipër”, citohet të ketë thënë Marku në dëshminë e tij.
Marku dhe Kristjan Nikolli akuzohen për dhunën ndaj Eduard Kuçit, ndërsa detajet e dëshmisë së Jozefin Markut janë bërë publike pas zhvillimeve në seancën gjyqësore.