Foto: Në Gjykatën Speciale nisin deklaratat përmbyllëse në çështjen Thaçi

Në Gjykatën Speciale nisin deklaratat përmbyllëse në çështjen Thaçi

Në Gjykatën Speciale gjatë ditës së sotme nisin deklaratat përmbyllëse në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, lidhur me akuzat për administrimin e drejtësisë.

Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, Gjykatësi i Vetëm ka caktuar që deklaratat përmbyllëse të mbahen më 10, 11 dhe 14 shtator 2026, duke filluar nga ora 09:30.

Caktimi i këtyre deklaratave shënon përfundimin e paraqitjes së argumenteve të palëve në këtë proces gjyqësor. Pas përfundimit të tyre, Gjykatësi i Vetëm pritet të marrë vendimin për rastin.