Foto: Ekran i madh në sheshin “Skënderbeu” për seancën në Hagë

Ekran i madh në sheshin “Skënderbeu” për seancën në Hagë

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë do të vendoset një ekran i madh për seancën në Hagë, ka bërë të ditur nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati.

Musmurati tha se Komuna e Prishtinës ka organizuar një sërë aktivitetesh në mbështetje të çlirimtarëve të Kosovës. Ajo bëri të ditur gjithashtu se më 12 shtator Komuna do ta mbështesë marshin e organizuar nga “Liria ka emër”.

Sipas saj, aktivitetet kanë nisur me “Orën e Pritjes”, e cila është organizuar në Prishtinë dhe më pas ka vazhduar nëpër komunat e Kosovës. Në kuadër të këtyre aktiviteteve është përmendur edhe një mural në mbështetje të krerëve të UÇK-së.

Musmurati përmendi gjithashtu ekspozitën e fotoreporterit të luftës, Visar Kryeziu, si pjesë të aktiviteteve të organizuara në Prishtinë.