Kreshnik Kaçiu merr 74 pikë dhe propozohet për kryetar të Gjykatës Administrative
Gjyqtari Kreshnik Kaçiu është kandidati më i vlerësuar në garën për kryetar të Gjykatës Administrative, pasi nga Komisioni vlerësues mori gjithsej 74 pikë.
Pas përfundimit të vlerësimit të bazuar në meritë, Komisioni vendosi që Kaçiun t’ia propozojë Këshillit Gjyqësor të Kosovës për emërim në krye të gjykatës së re.
Propozimi i Komisionit do të kalojë tani në votim te anëtarët e KGJK-së. Emërimi i Kaçiut do të vendoset nga vota e tyre.