Deklaratat përfundimtare nisin në Hagë, West përmend dënimin e Thaçit
Në Gjykatën Speciale kanë nisur sot deklaratat përfundimtare të palëve në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit.
Me nisjen e kësaj faze, procesi ndaj pesë të akuzuarve ka hyrë në pjesën e fundit. Në këtë kuadër, kryeprokurorja Kimberly West përmendi mundësinë e dënimit të Thaçit në rastin që po gjykohet në Hagë.
West tha se Thaçi përballet me akuza të rënda dhe se mund të dënohet për një kohë të gjatë, së bashku me bashkëpunëtorët e tij. Deklaratat përfundimtare shënojnë hapin e radhës në këtë proces gjyqësor.