Zhegrova shkëlqen në stërvitjen e Juventusit, dy mbrojtës bien në grackën e tij
Edon Zhegrova ka dhuruar spektakël në stërvitjen e fundit të Juventusit, ku aftësitë e tij teknike bënë që dy mbrojtës të binin në grackën e tij. Futbollisti i Kombëtares së Kosovës po tregon formë të mirë, pavarësisht situatës së krijuar rreth tij në klub.
27-vjeçari ka kaluar dy javë të vështira, pasi në ditët e fundit të afatit kalimtar ishte pranë largimit nga Juventusi. Megjithatë, kjo situatë nuk e ka ndikuar dhe as demotivuar atë, ndërsa në seancën e fundit stërvitore ai ka shkëlqyer me cilësitë e tij teknike.